Deputeti i PDIU, Shpëtim Idrizi, këtë të hënë në seancën plenare ka kujtuar genocidin e Çamërisë.
Idrizi në fjalën e tij është shprehur i keqardhur që akoma në parlamentin e Shqipërisë që ka dënuar gjenocidet e ndodhura në Kosovë në Bosnjë etj, akoma nuk ka një vendim për të dënuar dhunën ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Sipas tij parlamenti duhet që të miratojë një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të tyre sipas kushtetutës.
“Kërkojmë që 27 qershori të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, pas Luftës së Dytë Botërore mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Po ashtu qindra të tjerë vdiqën nga uria. Kjo është arsyeja, për nderim të tyre, ju kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje. Si Grup Parlamentar kemi bërë kërkesë për të mbajtur 1 minutë heshtje për gjithë viktimat e popullit çam.
Kjo është një datë e njohur edhe nga parlamenti i Shqipërisë si dita e Genocidit të Çamërinë, ndaj është e paarsyeshme që kryetarja e kuvendit që mungon në këto raste të mos e bëjë këtë gjë, por duhet që të ngrihem unë si deputet për ta kërkuar si rezolutë. Ky kuvend I nderuar ka bërë shumë rezoluta, ka bërë që të nderohen me të drejtë raste të tilla genocidiale, si për Kosovën, për Bosnjën, për Holokaustin, për kemberët e Kuq të Kamborxhias, dhe kemi bërë shumë mirë se kjo kujtesë na ndihmon që raste të tilla nuk duhet që të përsëriten më. Jam i keqardhur se nuk ka akoma një deklaratë apo rezolutë nga ky parlament për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë dhe avancimin si detyrim edhe nga kushtetuta për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, ka thënë Idrizi./abcnews.al