SHBA- Një i dyshuar për vrasje, i cili u shfaq tri herë në më të kërkuarit e Amerikës u vu në pranga pas katër dekadash në arrati . 65-vjeçari Donald Santini, dyshohet se përdori 13 pseudonime për t’iu shmangur arrestimit.
Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një gruaje 33-vjeçare nga Florida në vitin 1984. Santini ishte personi i fundit, i cili u pa me të më 6 qershor 1984 përpara se detektivët të zbulonin trupin e saj të vdekur dhe të hedhur në një kanal.
“Arrestimi i Donald Santinit mbyll një çështje të gjatë të ftohtë dhe siguron drejtësi për viktimën dhe familjen e saj pas gati katër dekadash pritjeje,” tha Sherifi Chad Chronister i Hillsborough County. Santini u ekstradua në Florida ku përballet me akuzën e vrasjes./ abcnews.al