Ryshfet për tenderin te ministria e Shëndetësisë, Apeli i GJKKO lë në qeli inxhinierin

schedule10:30 - 30 Qershor, 2023

schedule 10:30 - 30 Qershor, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm, këtë të premte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan me dyshimin se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar sekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

LEXO EDHE: Abuzim me tendera/ GJKKO lë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Në burg për aferën me tenderat, mbahen edhe Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

Sipas SPAK, Shteto është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!