Abuzim me tendera/ GJKKO lë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

schedule12:50 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:50 - 22 Qershor, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pa ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto.

Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë sigurie.

Ato u arrestua pak javë më parë, pasi dyshohet se Duro nëpërmjet Shtetos mori rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar një kompani për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Këto para dyshohet të jenë dhënë nga Vladimir Topi, administrator i kompanisë fituese. Më herët për të Shkalla e Parë caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të moshës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!