Masat e BE, Kurti nuk reflekton/ Vetëvendosja: BE ndëshkon vendin që punon për sundimin e ligjit

schedule11:34 - 29 Qershor, 2023

schedule 11:34 - 29 Qershor, 2023

Një një kohë ku bashkimi evropian i ka vendosur një ultimatum Kosovës deri në fundjavë  për të qetësuar situatën në veri të vendit, përkundrazi do të vendosin masa ndëshkuese, kryeministri Albin Kurti  po mundohet të heqë përgjegjësinë nga deklaratat dhe veprimet e qeverisë.

Kurti në një deklaratë para kabinetit e tij, ika është shprehur se edhe pse ka qenë kritik me unionin asnjëherë nuk ka qenë cinik.

 “Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar nuk jemi as sot”

Paralajmërimi për masat ndëshkuese ndaj Prishtinës nuk kanë shqetësuar as kryetaren e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo  përmes një postimi në Twitter ka thënë se do të jetë hera e parë në histori që Komisioni Evropian vendos masa ndaj një shteti, që mundohet të sundojë ligjin në të gjithë territorin e tij.

 Mirëpo, për kreun e partisë se lidhjes demokrate të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përgjegjës për “krisjen” e marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk është askush tjetër përveç se kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ulëtim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë”.

Abdixhiku ka njoftuar se në ditët në vijim LDK do të prezantojë planin për kapërcimin e izolimit e krizës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!