“Kosova është izoluar”, gazetari: Kurti duhet t’i përmbushë kërkesat e SHBA

schedule16:35 - 28 Qershor, 2023

schedule 16:35 - 28 Qershor, 2023

KOSOVË-Lirimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe është parë si një hap i parë, i cili mund të ndihmojë në qetësimin e mëtejshëm të situatës në veri të vendit.

Diplomacia ndërkombëtare ka përsëritur thirrjen që Kosova dhe Serbia të braktisin retorikën konfrontuese dhe të kthehen sa më parë në tryezën e dialogut.

Gazetari Ridvan Berisha, tha në emisionin “Ballkan Update” se Kosova është shumë e izoluar në krahasim me shtete e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kjo nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit ne veri.

“Më e izoluar se kaq s’mund të jetë Kosova nga partnerët e saj. Kosova është e izoluar. Ka hamendësime dhe kam pikëpyetje se s’mund ta sanksionojnë Kosovën  partnerët ndërkombëtarë. Nuk kemi ecur si vendet e tjera dhe kemi qene të anashkaluar nga rruga e Bashkimit Evropian. Krejt kjo nga trysnia për të pasur progres në pjesën e dialogut”, theksoi ai.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që brenda kësaj jave të përmbushë thirrjen e SHBA për depërshkallëzimin e gjendjes në veri. Kjo masë tha ai përkon me largimin e kryetarëve nga ndërtesat e komunave, largimin e policisë speciale dhe shpalljen e një date të re për mbajtjen të zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë pres sot, nesër, pasnesër, që Kurti të deklarojë për përmbushjen e kushteve të vënë nga SHBA për depërshkallëzim të situatës, për të larguar kryetarët nga objektet komunale, të hiqet policia speciale dhe  të shpallen zgjedhje e parakohshme, sepse edhe kryeministri Kurti e ka përsëritur disa herë duke thënë se kryetarët e zgjedhur nuk e kanë legjitimitetin e duhur. Kurti mund të etiketohet si politikanë kokëfortë në përballje me Serbinë, por tani ai e di fare mirë që çfarë është presioni”, tha ai/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!