KOSOVË- Hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka aplikuar dhe më pas ka përfituar një kredi me dokumente të falsifikuara. Sipas informacioneve, i riu mori kredi në shumën 71 mijë euro dhe i shpenzoi ato duke blerë një makinë BMW X7.
“Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara. I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas zbulimit të mashtrimit, autoritetet kanë vepruar menjëherë duke i konfiskuar makinën. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’./ n.m. abcnews.al


