Gazetari Visar Duriqi deklaroi se BE mund të vendosë sanksione ekonomike ndaj Kosovës.
Në emisionin “Ballkan Updarte” në ABC News, Duriqi u shpreh se Borrell kritikoi formën e arrestimeve të kriminelëve serbë në veri të Kosovës.
“Nga BE është paralajmëruar penalizim. Borrell e ka thënë disa ditë më parë, është edhe forma e arrestimeve të kriminelëve në veri. Borrell ka ngritur dyshime që ka pasur arrestime në mënnyrë joligjore. Ky koment i tij për këtë situatë, është një shtytje tutje ndaj asaj që ne mund të presim në ditët në vazhdim, edhe sanksione sa i përket veprimeve policore në veri, të cilat janë kryesisht veprime që godasin njerëz që kanë kryer krime. Ne presim se do të ketë sanksione ekonomike, ndërprerje të bashkëpumimit që Kosova i ka me BE. Deri më tani nuk kemi parë asnjë vullnet të tij sa i përket plotësimit të kërkesave të BE-së. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër që të ndryshojë qëndrim”, theksoi ai./abcnews.al