Rebelimi i grupit mercenar Wagner në Rusi tregon se Moska kreu një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën, tha të hënën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ngjarjet gjatë fundjavës janë një çështje e brendshme ruse dhe një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Presidenti Vladimir Putin bëri me aneksimin e tij të paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Lituanisë. Vilnius.
“Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme që ne të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ai.
/abcnews.al