Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre policët e Kosovës dalin sot para gjykatës në Serbi

schedule09:40 - 26 Qershor, 2023

schedule 09:40 - 26 Qershor, 2023

SERBI- Tre policët e Kosovës, të cilët janë kapur nga forcat serbe pritet të dalin sërish këtë të hënë në orën 09:30 para gjykatës në Kralevë. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi prej 10 ditësh ndodhen në paraburgim në Serbi.

Autoritetet serbe i kanë akuzuar tre efektivët e Kosovës për armëmbajtje të paligjshme të armëve. Kosova i ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare, që të punojnë për lirimin e tre efektivëve, që sipas saj, janë rrëmbyer brenda territorit të vendit.

Kjo çështje nuk ka kaluar pa u adresuar nga ana e qeverisë shqiptare, e cila i kërkoi Beogradit lirimin e menjëhershëm të efektivëve.



“Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi, përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen në NATO është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do supozonin se kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjigje, kthimin në shtëpi. Jemi fokusuar për ta bërë këtë të mundur po përdorim gjithë kanalet që të ndodhë sa më parë”-është shprehur Rama./n.m.abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!