Radha e Kupës: Kukësi në mbrojtje të trofeut, nis “gjuetia”

schedule09:34 - 18 Shtator, 2019

schedule 09:34 - 18 Shtator, 2019

Kategoria Superiore i ka lënë vendin Kupës së Shqipërisë. Ditën e sotme luhen ndeshjet e para të turit të parë dhe normalisht klubet e elitës janë favoritet për të kaluar në raundin e dytë. Kukësi është fituesi në fuqi i këtij kompeticioni, ndërkohë që janë disa klubet që kërkojnë kompeticionet evropiane përmes Kupës. Ndeshjet e ditës së sotme do të luhen prej orës 16:00.

RRUGËTIMI NË KUPË – Në grupin A, referuar skemës në Kupën e Shqipërisë, në fazën çerekfinale mund të ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Shanset që mos të ndodhë diçka e tillë janë të vogla. Në turin e parë bardheblutë duhet të eliminojnë Shënkollin, kurse të kuqtë Vorën e Kategorisë së Dytë.

Kukësi, fituesi në fuqi i Kupës, duhet të eliminojë Shkumbinin, ndërkohë Teuta përballet me Tërbunin. Flamurtari udhëton në Shkodër, ku gjen Veleçikun, kurse Vllaznia edhe këtë vit ndeshet me Burrelin. Një tjetër ekip që pretendon Kupën është edhe Laçi, që përballet me Elbasanin.

Kurbinasit, në turin e dytë kanë sfidën më të vështirë. Bylisi, që sfidohet nga Pogradeci, është ekipi me të cilin bardhezinjtë e Starovës do të duhet të diskutojnë kalimin në çerekfinale. Në atë tur me shumë mundësi do të gjejnë Skënderbeun, që e ka rrugën të shtruar deri në atë fazë të Kupës.

GRUPI A
Vora-Partizani
Tërbuni-Teuta
Veleçiku-Flamurtari
Shënkolli-Tirana
Iliria-Kastrioti
Burreli-Vllaznia
Erzeni-Dinamo
Korabi-Besëlidhja

GRUPI B
Shkumbini-Kukësi
Devolli-Skënderbeu
Elbasani-Laçi
Turbina-Luftëtari
Apolonia-Kamza
Pogradeci-Bylis
Egnatia-Besa
Lushnja-Oriku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!