Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Futboll në rrënojat e luftës/ Federata palestineze njofton rikthimin e aktiviteteve në shtator

schedule14:27 - 11 Gusht, 2026

schedule 14:27 - 11 Gusht, 2026

Federata Palestineze e Futbollit njofton se do t’i rifillojë aktivitetet në shtator, pas një pauze prej gati tre vitesh të shkaktuar nga lufta në Gaza.

ndërprenë për shkak të luftës, e cila nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Federata palestineze e ka quajtur turneun e parë pas rifillimit të aktiviteteve “Kupa e Një Mijë Dëshmorëve”, për të nderuar ata që, sipas të dhënave të saj, janë 1,014 atletë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë luftës.



Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se shumë prej personave të cilësuar nga palestinezët si atletë, në fakt ishin anëtarë të grupeve terroriste.

Në turne do të marrin pjesë më shumë se 200 skuadra, përfshirë 146 nga Bregu Perëndimor, 44 nga Gaza dhe 36 nga kampet palestineze të refugjatëve dhe pasardhësve të tyre në Liban.

Turneu do të nisë njëkohësisht në të tria vendndodhjet.

Në konferencën për mediat, presidenti i federatës palestineze të futbollit, Jibril Rajoub tha se “kushte të vështira për të gjithë çuan në pezullimin e garave dhe aktiviteteve, por nuk e humbi besimin se sporti do të mbetet një simbol shprese dhe jete”.

jatë konferencës për shtyp, ai i bëri thirrje FIFA dhe federatave të tjera që të mbështesin sportin palestinez dhe të mbrojnë të drejtat e lojtarëve, klubeve dhe fëmijëve për ta praktikuar sportin në “liri dhe dinjitet”.

Shoqata i ka kërkuar FIFA të vendosë sanksione ndaj klubeve izraelite që veprojnë në vendbanimet e Bregut Perëndimor dhe të pezullojë anëtarësimin e Izraelit në FIFA për shkak të luftës në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!