Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë ditën e nesërme në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nivelit të lartë të thirrur nga BE.
Këtë e konfirmoi vetë Kurti përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Kurti shtoi se do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, shtensionimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.
“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e nivelit të lartë në dialog të thirrur nga Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, shtensionimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Kurti në Twitter.
Set my itinerary to go to Brussels from Rome tomorrow, confirming my participation in the high-level dialogue meeting convened by HR/VP Borrell. Will insist on the urgent unconditional release of the 3 policemen held hostage by Serbia, de-escalation & normalization of relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 21, 2023