“Zgjedhje brenda 23 korrikut”/ Votohet në Rrogozhinë e Kukës, Celibashi: Datën e vendosim me Presidentin

schedule15:07 - 19 Qershor, 2023

schedule 15:07 - 19 Qershor, 2023

Rrogozhina dhe Kukësi do të kenë zgjedhje të reja për kryetarin e bashkisë, edhe pse arsyet janë të ndryshme.

Kolegji Zgjedhor detyroi përsëritje votimesh në Rrogozhinë, sepse fitorja e PS u përcaktua me vota të burgosurish, ndërsa Kukësi do të zgjedhjë kryetar të ri pas skandalit seksual ku u përfshi Safet Gjici, i cili u shkarkua nga qeveria.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, nuk përcaktohet nga i njëjti institucion.

“Në rastin e Rrogozhinës, KQZ do caktojë datën, brenda datës 20 korrik, ose data 23 është e dielë. Në rastin e Kukësit, kompetent është Presidenti I Republikës”

KQZ do të preferonte që për shkak të afateve të ngushta të dy palë zgjedhjet të mbahen në një ditë.

“Kur Presidenti do marrë një njoftim për vakancën në Kukës, do kemi një komunikim për një datë të përbashkët”

Kandidatët do të kenë më pak kohë në dispozicion për të bërë fushatë, sidomos ata në Kukës, teksa në Rrogozhinë, panorama është pak më e thjeshtë.

“Në Rrogozhinë do jenë të njëjtët kandidatë, kurse në Kukës do kemi proces tërësisht nga e para”

Pavarësisht nëse do të mbahen në të njëjtën datë, apo në ditë të ndryshme, si në Rrogozhinë, ashtu edhe në Kukës, nuk do të votohet më për këshillin bashkiak. Gara do të jetë vetëm për kryetarin e Bashkisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!