Masat për vitin e ri mësimor, Tola: Nga e hëna policia afër shkollave

schedule15:50 - 15 Shtator, 2019

schedule 15:50 - 15 Shtator, 2019

Nisja e sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, ka angazhuar një numër të lartë të efektivëve të policisë rrugore, të rendit publik dhe të policisë Bashkiake.

Plani i hartuar sipas kreut të policisë Rrugore, Mitat Tola ka qenë për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore.

Fokusi nuk do të jetë vetëm kryeqyteti por, edhe qytetet e tjera urbane që kanë një dendësi të lartë të qarkullimit të automjeteve afër shkollave.

Sipas Tolës, do të ndëshkohen maksimalisht ato prindër, të cilët udhëtojnë më fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe nuk kanë në përdorim sistemin e fiksimit për të miturit.

Në fund Mitat Tola theksoi se, për shkak masave të marra nga policia rrugore ka pasur një ndërgjegjësim nga drejtuesit e automjeteve, duke ulur dënimit për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!