Një 60-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës. Mësohet se ai ka goditur me send të fortë një 40-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet. 60-vjeçarit iu sekuestrua edhe një thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar.
Ndërkaq, i plagosuri, aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al