A e keni më të vështirë të flini tani që temperaturat po fillojnë të rriten ngadalë?
Temperaturat po rriten mbi 30 gradë dhe erdhi koha të përgatiteni për vapën dhe si të keni një gjumë cilësor.
Gjumi është thelbësor për një trup të shëndetshëm, dhe mesatarisht, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë çdo natë.
Andrea Grace, nga The Gentle Sleep Expert, tha për Sky News se një gjumë i mirë gjatë natës luan një rol vendimtar në jetën tonë.
Ajo shtoi se “fjetja e mjaftueshme është e rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Gjumi luan një rol vendimtar në funksione të rëndësishme si përqendrimi, vendimmarrja, zgjidhja e problemeve, ekuilibri emocional, ushqimi i mirë, rezistenca ndaj infeksioneve dhe shmangia e aksidenteve”.
Këtu janë disa këshilla se si mund të flini më mirë kur bën nxehtë:
Mbani këmbët jashtë mbulesave për të qëndruar të freskëta.
Vendosni akull përpara ventilatorit në mënyrë që të nxjerrë jashtë ajrin e ftohtë.
Pini lëngje shtesë. Pirja e ujit gjatë gjithë ditës është e rëndësishme, prandaj sigurohuni që të qëndroni të hidratuar.
Nëse keni një shishe me ujë të nxehtë, mbusheni me ujë akulli dhe vendoseni në pika të caktuara të trupit, si gjunjët, kyçet, qafën dhe bërrylat.
Ndryshoni shtratin tuaj dhe përdorni një dyshek veror. Materialet e pambukut do t’iu ndihmojnë të mbani shtratin tuaj më të freskët.
Mbani dritaret dhe perdet të mbyllura gjatë ditës për të mbajtur dhomën e gjumit të freskët.
Mbani një ventilator të ndezur në mes të natës për të ndihmuar në ftohjen e dhomës.
Vishni pizhame pambuku pasi kjo do t’ju ndihmojë të freskoni trupin tuaj.
Fikni pajisjet që mund të lëshojnë nxehtësi.
E fundit, por më e rëndësishmja, “bëni një banjë ose dush të freskët (jo plotësisht të ftohtë) para gjumit,” shtoi Grace.