Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar me burg për dhunë në familje, kapet 34 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule11:44 - 10 Qershor, 2023

schedule 11:44 - 10 Qershor, 2023

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje është venë në prangat e policisë.

Sipas policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Denis Bregu, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim Denis Bregu, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës“”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!