Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, teksa protestuesit serbë në Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan vazhdojnë të protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiç nuk la pa shfrytëzuar rastin për të manipuluar me opinionin se gjoja “protestuesit serbë po luftojnë për të drjetat e tyre”, ndërkohë që ishte vet ai që nxiti serbët të mos dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Kosovës.
Madje, ai ka akuzuar Kosovën duke pretenduar se përmes “provokimeve” po synon të zgjidhë problemet, kur dihet se ishin protestuesit serbë, policë e ushtarë të Serbisë dhe njerëz të BIA-s që sulmuan Policinë, KFOR-in dhe gazetarët në veri të Kosovës.
Ndërkaq për zgjedhjet në Serbi foli kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila paralajmëroi se do të dorëhiqet.
Ajo ka shtuar se daljen nga kriza të cilën e ka kapluar Serbinë janë zgjedhjet paramentare deri në fund të vitit.
Porse, ishte Vuçiç ai që tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore në Serbi. Ai tha se kurrë nuk do ta marrë një vendim të tillë.
“Dhe nuk ka as bisedime dhe as negociata për këtë çështje”, ka thënë ai./KosovaPress