“Muza” e piktorit të madh spanjoll Pablo Picasso, Françoise Gilot, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.
Në maj të vitit 1943, Gilot takoi Pikason në Parisin e kohës së luftës gjatë pushtimit nazist. Në atë kohë, ajo ishte një artiste e re aspiruese. Në fund ajo u bë jo vetëm “muza”, por edhe partnerja e tij prej një dekade dhe nënë e dy fëmijëve të tyre.
Vdekja e saj në një spital të Manhattanit u konfirmua për Neë York Times nga vajza e saj, Aurelia Enzel, duke theksuar se artistja franceze vuante nga probleme serioze në zemër dhe mushkëri.
E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte tashmë një piktore e përkushtuar kur takoi Picasson, 40 vjet më i madh se ajo, në një restorant francez.
Në muajt e parë të lidhjes së tyre, Picasso pati një lidhje me Dora Maar, por kjo nuk zgjati shumë. Piktori spanjoll nuk ishte një burrë i dhunshëm, por ai vazhdimisht vinte në provë si burrat ashtu edhe gratë që i besonte.
Ai ishte thellësisht i dashuruar me Françoise, por nuk mund ta duronte që ajo e braktisi atë. Në vitin 1954, artisti francez mori dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u largua nga shtëpia që ata ndanë në jug të Francës.
Ajo ka vazhduar të ekspozojë punën e saj, e cila është në mbi 12 muze, duke përfshirë Muzeun Metropolitan të Artit dhe Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe Qendrën Pompidou në Paris./abcnews.al