Arrestimet në Ministrinë e shëndetësisë, shkaktun debate sot në seancë plenare. Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, ministrjan Ogerta Manastirliu tha se institucioni që ajo drejton distancohet nga kjo ngjarje dhe se organet e drejtësissë duhet të bëjnë punën, duket theksuar se përgjegjësia është individuale.
“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, ccdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji! Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat.
Çdo person, cdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale!
Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë! E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje!
E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdon të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia. Kush vriste merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit. Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve! Por falë Zotit sot kemi drejtësi. Kemi organe drejtësie të pavarura, të cilat, ndryshe nga ju, unë i respektoj dhe për këtë, fjaën e fundit e thotë drejtësia”, u shpreh ajo.