Finalja e madhe e UEFA Europa League, mes Sevilla e Roma i mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me barazimin e paqtë, 1 me 1, duke e çuar kështu ndeshjen në kohën shtesë e për rrjedhojë duke regjistruar një rekord të ri në futbollin evropian.
Për herë të parë në historinë e Europa League, 3 finale radhazi kanë shkuar në kohën shtesë, teksa kujtojmë se dhe finalja e vitit 2021, mes Villarreal e Manchester United përfundoi pas gjuajtjes së penalltive, që panë spanjollët fitues, ndërsa vitin e shkuar, “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt triumfuan në Europa League, pasi mposhtën nga gjuajtjet e penalltive, skocezët e Rangers. /i.m /abcnews.al