Lushnjë/ “Alo policia, po më grabisin”, 37-vjeçarit i futen në banesë dhe i marrin paratë nën kërcënimin e armës

schedule09:47 - 31 Maj, 2023

schedule 09:47 - 31 Maj, 2023

Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Fier i Ri në Lushnjë.

Disa shtetas ende të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit 37-vjeçar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.

37-vjeçari ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa këta të fundit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi 37 vjeçar, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.r.t/abcnews.al