Bayern në “kolaps”, Pavard kërkon të largohet nga “bavarezët”

schedule15:05 - 30 Maj, 2023

schedule 15:05 - 30 Maj, 2023

Pas shkarkimit të “beftë” të CEO-s Oliver Kahn dhe drejtorit sporitv Hasan Salihamidzic, menjëherë pas fitimit të titullit kampion të Bundesliga, “bavarezët” e Bayern Munich nuk po kalojnë kohën më të mirë të mundshme, me lojtarët që tashmë po kërkojnë largimin nga “Allianz Arena”.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në listën e lojtarëve që dëshiron largimin nga “të kuqtë” e Mynihut është dhe anësori francez i mbrojtjes, Benjamin Pavard, me këtë të fundit që nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën aktuale e cila skadon në verën e vitit 2024, duke sjellë kështu një shitje të pashmangshme të tij, gjatë merkatos së verës.

Deri më tani shumë klube kanë “trokitur” në dyert e Bayern për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, me “katalanasit” e Barcelona, që deri më tani shihen si favoritët kryesorë, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediat në Gjermani.

Ndërkaq, kujtjomë se prej 4 sezonesh, Pavard luan për “mbretërit” e Gjermanisë, teksa sezonin që sapo lamë pas zhvilloi plot 43 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 1 asist për shokët e tij të skuadrës, shifra këto të kënaqshme për një lojtar me karakteristikat e francezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!