Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fakti që përfshihet Rusia, tregon shumë”/ Analisti Leka: Berisha nxit dhunën në protestë

schedule13:45 - 18 Tetor, 2026

schedule 13:45 - 18 Tetor, 2026

Analisti Martin Leka thotë se mes dhunës dhe shtetit, njerëzit duhet të zgjedhin shtetin.

Në një intervistë për ABC News, Leka u shpreh se fakti që në protestë përfshihet nga Rusia me krahun e djathtë të Vladimir Putin, tregon shumë.

Leka shtoi se Sali Berisha nxit dhunën në protestë, por se nga dhuna të gjithë dalin të humbur.



“Mendoj që përballë dhunës së një grupi njerëzish, plaçkitjes së pronës private dhe publike, çdo njeri duhet të zgjedhë shtetin, sado i keq të jetë shteti. Nga dhuna, humbasim të gjithë. Nga një shtet sado i keq, nuk mund të humbasim të gjithë. Shteti rregullohet nga shtetasit e vet me votë në demokraci. Fakti që përfshihet Rusia, me krahun e djathtë të Putin, tregon shumë. Protesta ka degjeneruar në dhunë të paparë, askush nuk mund ta përkrahë. Jemi në situatë kritike. E supozojmë se jep dorëheqjen Rama, kush do e drejtojë vendin? Këta? Këta me mitrolozë dhe fishekzjarre, që dhunojnë policët. Kjo është lufta? Kujt duhet t’ia dorëzojë shtetit Edi Rama? Shteti duhet të jetë në këmbë për të ruajtur pronën. Nuk e kuptoj, si ka mundësi, një prind ta dërgojë fëmijën e vet në një protestë të tillë. Realisht, nuk dihet a të vjen në shtëpi, a e gjen në komisariat apo në spital.

Sali Berisha, në çdo kohë flet për dhunë. Ka 36 vjet. Ky njeri nuk largohet dot nga dhuna. Të heqë dorë nga një fjalor që prezumon vetëm dhunë. Në këtë vend ka plot njerëz të mençuar dhe duhet të kenë parasysh se kanë përballë dhunën dhe shtetin. Duhet të zgjedhin, ose mes dhunës, ose mes shetit. Duhet të gjenden shtigjet vetëm për dialog. Duhet që askush të mos e përkrahë dhunën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!