Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti Europian dënon dhunën në protestë/ Raportuesi për Shqipërinë, Schieder: Individë të dhunshëm infliltrohen brenda protestës

schedule13:25 - 18 Tetor, 2026

schedule 13:25 - 18 Tetor, 2026

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

“Në të gjithë Evropën, të rinjtë po dalin në rrugë tani – nga Parisi, nëpër Berlin, deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e mirë dhe e drejtë, dhe duhet të nxisë një ndryshim të të menduarit midis qeverive. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga portofoli i prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje – as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen me demonstruesit, as kur vjen nga shteti dhe policia. Si raportues për Shqipërinë, po e shoh veçanërisht Tiranën me shqetësim dhe bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit”, shkruan Andreas Schieder.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!