Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëme dhe shkatërrim nga dhuna/ Protestuesit kanë djegur në 5 ditë institucione dhe biznese private

schedule12:19 - 18 Tetor, 2026

schedule 12:19 - 18 Tetor, 2026

Pas pesë ditësh protestash, përplasjesh dhe episodeve të dhunshme, kryeqyteti nis të përballet me pasojat e asaj që ndodhi në rrugë.

Gjurmët e dëmtimeve kanë mbetur në disa prej institucioneve dhe hapësirave publike përgjatë bulevardit

”Kjo është godina e Ministrisë së Arsimit, institucioni që u kthye në shënjestrën e parë të protestës së dhunshme. Ajo që nisi si një tubim paqësor, u përshkallëzua në përplasje, sulme dhe dëmtime të pronës publike”.



Nga Ministria e Arsimit, dëmet u shtrinë edhe drejt institucioneve të tjera në qendër të Tiranës.

“Edhe godina e gjykatës është pjesë e bilancit të dëmeve materiale të shkaktuara gjatë protestës. Sulmi ndaj një institucioni të drejtësisë e zhvendos situatën përtej një përplasjeje të zakonshme në rrugë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e institucioneve dhe mbrojtjen e pronës publike.”

“Godina e ish-Hotel Dajtit, që prej vitesh është selia e Bankës së Shqipërisë dhe që ka qëndruar për dekada në qendër të Tiranës, është përballur me një tjetër episod të rëndë. Mbrëmjen e së shtunës, godina nuk i shpëtoi dhunës, ndërsa në pjesë të saj u vu zjarr nga protestuesit”.

Pas përplasjeve, flakëve dhe tensionit që përjetoi Tirana gjatë pasdites së së shtunës, bulevardi nis të marrë një tjetër pamje.

Pas pastrimit të rrugëve dhe largimit të mbetjeve të protestës, ajo që mbetet janë dëmet në disa prej godinave dhe hapësirave publike, si dëshmi e përplasjeve të orëve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!