I ftuar në “Tirana Live”, ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në lidhje me situatën aktuale që ndodhet PD-ja.
Ai tha se tani partia ka dy konture, atë të Bashës dhe atë të Berishës që sipas tij janë të dështuara, ndaj duhet një dorë e tretë.
“Unë jam munduar të jap një kontur të asaj që ndodh sot në PD. Dy janë konturat, modeli i Bashës dhe modelit që ka krijuar Berisha pas 11 dhjetorit.
Të dy këto modele janë të dështuara. Këto dy modele po e çojnë këtë parti në shkatërrim dhe tani është i qëllimshëm” tha Elezi.
Në mbledhjet e fundit 8-10 deputetë nuk kanë marrë pjesë dhe për këtë Elezi u pyet nëse mund të jenë pikërisht këta një krah i 3-të brenda PD. Ai tha se ata tanimë e kanë kuptuar nuk ecet me këtë rugë, pasi sipas ajo që ndodh në Shqipëri, nuk ndodh as në Afrikë.
“Ato janë në kushtet e luajtjes së një estrade, atë që po bën krahu i Bashës, por jo më pak ajo që po bën Berisha.
Ai pati një kontratë në 11 Dhjetor dhe është duke e shkelur atë kontratë. Unë mendoj se duhet një krah i 3-të brenda PD dhe pse është e vështirë.
Ata tanimë e kanë kuptuar që kjo rrugë që ia kanë imponuar demokratëve është rruga e degradimit. Këto që bëjnë këta në mes Evropë, janë të paimagjinueshme edhe në Afrikë.
Asnjë diktator nuk do të sillej në këtë mënyrë nëse do të kishte pranuar rregullat e lojës” u shpreh ai.
Lulzim Basha është rikthyer në takime më të rinjtë nëpër qytete dhe në një takim me të rinjtë në Durrës ai nuk përjashtoi mundësinë për të qenë një kandidat për kreun e PD, për këtë Elezi u shpreh se se këto si Basha dhe Berisha harrojnë që kanë një kontratë dhe e shikojnë partinë si pronë të tyre.
“Këto nuk kuptojnë që kjo parti nuk është pronë e tyre. Berisha për shkak se ka qenë për një kohë të gjatë në drejtimin e PD, ka harruar kontratën që ka bërë me drejtuesit e saj.
Kjo nuk ndodh. Tani këto ca bëjnë, këto i veprojnë sipas rregullave të veta në pjesën e vet. Asnjë nga këto nuk e di kë ka anëtarësinë vet”, u shpreh Elezi.
Në lidhje me deklaratën e Berishës se do të nisë protestat për shkak të masakrës elektorale, Elezi theksoi se ai nuk ka njerëz për protesta, nëse i kanë vjedhur votat të dalë menjëherë në protestë.
“Kjo është puna bariut që tallet me katunit e vet, ra ujku, ru ujku. Berisha protestën e provoi, por dështoi.
Nëse ke një masakër elektorale, bëje protestën të nesërmen.
Kur nuk je i qartë për ata që do bësh, njerëzit nuk të ndjekin më. Ata që janë pranë Berishës nuk ia thonë, se ekziston sistemi i kacavierrjes.
Pse nuk e fillon revolucionin menjëherë nëse të kanë vjedhur votat” u shpreh ai.
Në fund ai tha se PD në 2025 mund të vijë si një alternativë për të ardhur në pushtet vetëm nëse grupohen njerëzit që e kuptojnë që Basha dhe Berisha po shkatërrojnë partinë, krijojnë një model të tyre dhe i mundin me votë në anëtarësi.
“Ka vetëm një rrugë. E vetmja që mundet ta shpëtojë PD. Të grupohen njerëzit që kuptojnë se Basha dhe Berisha po shkatërrojnë partinë, të ndërtojnë modelin dhe t’i mundin me votë në anëtarësi.
Ç’do gjë tjetër e çon këtë parti edhe më në humnerë. Dëshira e shumë njerëzve për të nxjerrë një figurë e cila do të çojë në sukses PD është gjëja me e dobët që mund të ndodhë” përfundoi ai.r.t/abcnews.al