Pas gati 11 vitesh si CEO i “gjigandëve” hollandezë të Ajax, ish-poteri legjendar i Manchester United dhe Kombëtares së “tulipanëve”, Edëin van der Sar ka njoftuar ditën e sotme se do të mbyllë përfundimisht marrëdhëniet me klubin ku u rrit e u kthye në një legjendë të futbollit botëror.
Në njoftimin për lagimin e tij, ish-portieri legjendar tha se ndjen nevojën për t’u distancuar nga klubi dhe se nuk është mirë që ai të marrë vendime të tjera për të ardhmen e klubit të Ajax, të cilin Van der Sar e konsideron si një klub të mrekullueshëm.
“Pas afro njëmbëdhjetë vitesh në bordin e drejtorëve, po e mbyll këtu. Kemi kaluar momente të shkëlqyera bashkë, por në të njëjtën kohë ka qenë një periudhë tepër e vështirë.
Unë jam shumë mirënjohës për njerëzit që kam takuar dhe punuar me ta gjatë karrierës sime të dytë në Ajax për atë që kemi arritur dhe kemi kaluar së bashku. Ndjej nevojën të largohem nga puna, të pushoj pak dhe të bëj gjëra të tjera. Nuk është shumë e këndshme të marrësh vendime për të ardhmen e këtij klubi të mrekullueshëm në periudhën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të tërhiqem”,- u shpreh në fjalët e tij, ish-portieri.
Me kërkesë të klubit, Van der Sar do të qëndrojë në pozicionin e tij deri më 1 gusht, para se të ndajë në mënyrë përfundimtare “rrugët” me klubin hollandez, i cili për çudi këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe e madje nuk arriti të kualifikohej as në fazën e grupeve të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al