Pas një sezoni fantastik, ku arritën të siguronin dhe një vend për në fazën e grupeve të UEFA Europa League, tekniku i Brighton i bëri thirrje klubit të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm në rast se duan të përsërisin të njëjtin sukses dhe mesa duket bordi i “pulëbardhave” ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën teknikut italian.
Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur i fushës së merkatos futbollistike, Fabrizio Romano, Brighton është shumë pranë transferimit të mesfushorit gjerman të Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud.
Prej 6 sezonesh pjesë e “verdhezinjve”, Dahoud është në fund të kontratës së tij me Dortmund dhe pritet të largohet këtë verë nga “Signal Iduna Park”, me klubin e Brighton që mësohet se do t’i ofrojë gjermanit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por vlera e pagës sezonale ende nuk është bërë e ditur.
Ndërkaq, kujtjomë se një ndër faktorët e mos rinovimit të kontratës me “verdhezinjtë” e Dortmund është dhe mungesa e minutave në fushën e blertë, me Dahoud që këtë sezon ka arritur të luajë vetëm 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke mos arritur të shënojë ose asistojë qoftë edhe 1 gol të vetëm. /i.m /abcnews.al