Me sezonin 2022-2023, vetëm 12 ditë larg mbylljes në mënyrë zyrtare, faza e grupeve të UEFA Champions League ka filluar të marrë “trajtën përfundimtare”, teksa deri më tani janë konfirmuar 25 klube pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm dhe mbrëmjen e nesërme do të konfirmohet dhe i kualifikuari i 26-të pas përfundimit të finales së Europa League, Sevilla-Roma.
Kështu, Anglia, Spanja, Italia e Gjermania përfaqësohen me nga 4 skuadra, ku nga Premier League janë kualifikuar Manchester City, Arsenal, Manchester United e Newcastle, nga Serie A Napoli, Lazio, Inter e Milan, nga La Liga Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid e Real Sociedad, ndërsa nga Bundesliga Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig e Union Berlin.
Ndërkaq, nga Kampionati francez, Ligue 1 për në fazën e grupeve të Champions League janë kualifikuar PSG e Lens, nga Kampionati portugez, Liga NOS, Benfica e Porto, nga Hollanda, Feyenoord, nga Skocia, Celtic, nga Austria, FC Salzburg, nga Serbia, Crvena Zvezda, ndërsa nga Ukraina, Shakhtar Donetsk.
Pas përcaktimit të konkurrentit të 26-të të sezonit tjetër, tifozët duhet të presin përfundimin e fazës kualifikuese për të mësuar dhe 6 ekipet e tjera që do të performojnë në fazën e grupeve të edicionit të 69-të të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al