Ambasadori i SHBA në Kossovë, Jeff Hovenier, mësohet se ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim, i cili pritet të mbahet në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë nesër në orën 09:00.
Kryetari i ri i Zubin Potok, Izmir Zeqiri ka konfirmuar për ABC News ftesën nga ambasadori.
Situata në veri të Kosovës duket më e tensionuar se kurrë më parë. Kryetarët e rinj të komunave nuk janë pritur nga qytetarët sërb që bojkotuan zgjedhjet.
Pas betimit ata u futëm me forcë në godinat e institucioneve, falë ndërhyrjes edhe të forcave speciale, por kjo nuk është pritur fare mirë nga Beogradi dhe nga ndërkombëtarët.
Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e sotme teksa ka folur për nje media serbe është shprehur se i druhet një konflikti të madh.
Siç raportoi më herët ABC News, nga nesër do të nisë edhe bojkoti i nxënësve serbë në shkolla, duke nisur kështu një padëgjueshmëri civile e sërbëve në veri të Kosovës.r.t/abcnews.al