Recep Tayip Erdogan ka siguruar mandatin e tretë 5-vjeçar në krye të shtetit Turk, pasi ka siguruar gati 52% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve, përballë rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, që mori gati 48% të votave.
Erdogan ka mbajtur fjalimin e parë në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij.
Më pas ai ka shtuar se shpreson të jetë i denjë për besimi që i është dhënë.
“Kemi përfunduar raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si favoritë të kombit tonë. Dëshiroj të shpreh mirënjohje për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie ndërmjet dy festave. Dëshiroj të falenderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutitë e votimit.
Shpresojmë të jemi të denjë për besiminm tuaj”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.r.t/abcnews.al