Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Përmes një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD kërkon të njihet me çdo veprim të prokurorisë, që nga data e dorëzimit prej saj të kërkesës së verifikimit në 20 Gusht deri në 5 Shtator.
Ndërsa sipas Prokurorisë, Kajmaku nuk i ka depozituar ende gjurmët e gishtërinjve në polici për shkak të ngatërrimit të adresës nga Posta, sipas PD, Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar për dorëzimin e gjurmëve daktiloskopike më datë 29 Gusht dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, duhet të kishte përmbushur detyrimin e tij deri në datën 3 Shtator 2019.
PD kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare përse nuk ka zbatuar ligjin e dekriminalizmit, që përcakton se ndaj funksionarit që nuk dorëzon shenjat e gishtërinjve brenda 5 ditëve, zbatohen ndalimi i ushtrimit të mandatit. PD ka denoncuar se krybashkiaku socialit i Vorës, Agim Kajmaku, ka fshehur nga formulari i dekriminalizimit faktin se është arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për flaskifikim parash dhe është në kërkim në shtetin për këtë vepër, që dënohet me 10 vjet burg. /ABC News Albania 24/7