Mjeku alternativ zbulon ‘sekretet’ e fytyrës: Vetullat e rralluara tregojnë disfunksion të tiroides

schedule10:50 - 25 Maj, 2023

schedule 10:50 - 25 Maj, 2023

Mjeku alternativ dhe imazheristi, Luçiano Bardhi ka dhënë disa këshilla se si pjesë të fytyrës sonë  tregojnë problemet shëndetësore që ne kemi.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se personat të cilëve u bëhen mollëzat ose faqet shumë të kuqe, kanë një kortizol shumë të lartë.

“Nqf se një person është gjithmonë në ankth, ka gjithmonë faqe të yndyrosura, ose ka persona që në çdo lloj ambienti të ndodhen u bëhen mollëzat ose faqet shumë të kuqe, kanë një kortizol shumë të lartë”, tha Bardhi.

Më tej, ai u shpreh se vetullat e reduktuara ose të rralluara te vajzat tregojnë për një disfunksion të tiroides.

“Shumica e femrave bëjnë ‘restaurim’ të vetullave i themi ne ose bëjnë rigjenerim, ose i heqin, ose i bëjnë pikturë. Këtu tregohet një hipotiroidizëm. Pra një fuksion i ngadaltë i gjendrave të tiroides. Këtu mund të kemi hipotiroidizëm, ose ndonjë çrregullim autoimun vetëm nga qimet e pakta të pjesës së vetullave. Çfarë do të thotë një funksion i ulët i tiroides? Do të thotë që një person mund të ketë një rritje të acidit urik tek artikulacionet. Këta personat mund të jenë nervozë, mund të ketë rrahje të çrregullta të zemrës, por nga ana tjetër gjendra e tiroides sjellin shenjat hypertensive ose tensionin e lartë me shkaqe të panjohura. Ka shumë njerëz që janë në gjendje normale dhe e kanë tensionin shumë të lartë, e kanë 18 me 10, 16 me 10. Këto femra, ose kjo gjini se më shumë te femrat ndodh kjo, kanë një ngadalësi më të reduktuar të tiroides, që këtu sërish futet në punë pjesa e mëlçisë”, shtoi mjeku alternativ./abcnews.al