Mikel Arteta ka njoftuar se ka pasur një telefonatë me Pep Guardiolën pasi Man City fitoi titullin e Premierligës.
Duke folur për Sky Sports për atë që ndodhi, Arteta tha:
“Me siguri, e thirra për ta uruar atë, dhe stafin e tij. Ai është një shok shumë i mirë i imi. Jo vetëm që e respektoj, por e admiroj si person dhe si profesionist.
Arsenali u përpoq më së miri për të mposhtur Man City si kampion i Premierligës, por përfundimisht u mposht nga skuadra e shkëlqyer e Guardiolës”. /G.D abcnews.al/