Kaosi është i plotë, por një zë i brendshëm ka thënë diçka. Pep Guardiola mund të largohet nga Mançester Siti pas plot 10 vjetësh që kanë qenë më të suksesshmit e skuadrës angleze në historinë e saj.
BBC njofton se ky lajm erdhi nga një pjesëtar i stafit të trajnerit katalanas, ndërsa theksohet se Siti po përgatitet për largimin e tij, dhe ka nisur të mendojë për pasardhësin.
Besohet se ish-trajneri i Çelsit, Enzo Mareska, është favorisht për ta zëvendësuar. Vetë Guardiola nuk ka qartësuar asgjë për të ardhmen, por ka dhënë sinjale se mund të vazhdojë sepse ka edhe një vit kontratë në stadiumin “Etihad”.
Për më tepër, të shtunën ai fitoi Kupën e Anglisë me “Qytetarët”, të cilën ia shtoi Kupës së Ligës, që në Angli njihet si Kupa Karabao për arsye sponsorizimi.
Të mos harrojmë se ende luftohet për titullin kampion në Premier Ligë, që do të ishte i 7-ti me katalanasin. Pep Guardiola erdhi në stolin e Mançester Sitit në 2016, dhe në një dekadë ka fituar gjithçka.
Një Champions, gjashtë tituj në Premier Ligë deri tani, tre Kupa të Anglisë, një Superkupë të Europës dhe një Kupë të Botës për Klubet, sa për të thënë më kryesorët, e gjithsej janë 20 trofe.


