“PD në playoff, humb Berisha”/ Linja zyrtare 18 deputetë, foltorja vetëm 14

schedule15:33 - 24 Maj, 2023

schedule 15:33 - 24 Maj, 2023

Dy mbledhjet e Grupeve Parlamentare, Partisë Demokratike zyrtare dhe Foltores së Sali Berishës, kanë treguar edhe një herë përçarjen e madhe brenda demokratëve.

Në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhit, në rolin e kreut të Grupit Parlamentar, morën pjesë 18 deputetë.

Ndërkaq, në mbledhjen që thirri Sali Berisha, të pranishëm ishin vetëm 14 deputetë, çka tregon se ai nuk e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve.

“Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është ai që ka fituar në raport me grupin e Sali Berishës. Në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi ditën e sotme, ishin të pranishëm 18 deputetë, ndërkohë që në grupin e Berishës ishin të pranishëm 14 deputetë. Ka pasur mungesa në të dyja grupet. Sa i takon grupit të Gazment Bardhit, munguan Kreshnik Çollaku, Oriela Nebijaj, Helidon Bushati dhe Ramadan Lika. Nga ana e grupit të Berishës, munguan Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Isuf Çela”, raportoi gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!