Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lagje të Prishtinës. Një sherr mes dy familjeve ka përfunduar në përplasje me armë. Dy persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur. Policia ka arrestuar dy persona.
Këto të shtëna me armë kanë ndodhur në qendër të Prishtinës sot rreth orës 16:00. Dyshohet se kësaj ngjarje i ka paraprirë një mosmarrëveshje në mes pronarëve të tokave në të cilat është ndërtuar një kompleks banesor.
Policia ka arrestuar dy persona. Ndërsa sipas mjekëve kujdestar, gjendja e të plagosurve të tjerë është e rëndë. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera duke thënë se janë duke hetuar rastin./ABC News Albania 24/7

