Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet ikona e serenatës, Mihallaq Andrea koncert recital në Korçë

schedule14:57 - 21 Maj, 2023

schedule 14:57 - 21 Maj, 2023

Kishte munguar për një kohë shumë të gjatë.

Pas disa vitesh, këngëtari i serenatave, Mihallaq Andrea me kitarën e tij është ngjitur në skenë sërish tek publiku.

Artisi u rikthye me një koncert recital në skenën e Teatrit “Çajupi’. Publiku e kishte pritur për shumë vite dhe nuk e humbi mundësinë për ta ndjekur, në rikthimin e tij. Dhe bashkë me të, këndoi.

Mihallaq Andrea Risolli disa nga këngët e tij, krijimtari e shumë viteve në karrierën e artistit, ikonë e muzikës korçare, sidomos të serenatave, në një formë të re.

Një herë duhet që të bëhet një dalje, dhe u bë ky koncert dhe shpresoj që të ketë dalë mirë. Mendoj se ndonjëherë serenatat këndohen vetëm me kitarë, por unë mendoj se këngës i shtohet vlera kur këndohen edhe me orkestër”, ka thënë ai.

Për artistët e tjerë që u bënë pjesë e koncertit recital, Mihallaq Andrea shkëlqeu, duke sjellë në një frymë të re serenatën korçare.

 “Ishte një koncert model siç i takon Korçës dhe Mihallaqi që ishte qershia e tortës në këtë koncert”, ka thënë Redon Makashi.

Ky rikthim i artistit nuk do të jetë i fundit dhe ndoshta ata që e duan artin e tij nuk do të presin aq gjatë si këtë herë. I frymëzuar nga ata, Miahallaq Andrea premton së do të ngjitet sërish në skenë, me krijime të reja.

“Publiku është frymëzimi im. Për të krijuar, për të shkruar. Marrë gjithë gjetën. Inspirimi im publiku është. Do të keni këngë të tjera. Patjetër”, ka thënë ai ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!