Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Alibeaj u la vetëm”, Bejko: Berisha nuk tërhiqet dhe ka ende fuqi të ndikojë në PD. Partia të hapet, nuk kandidoj për kryetar

schedule14:06 - 19 Maj, 2023

schedule 14:06 - 19 Maj, 2023

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Roland Bejko ka qenë i ftuar në “Tirana Live” në ABC News.

Ndër të tjera ai tha se Enkelejd Alibeaj u la i vetëm dhe këtë e konfirmuar vetë ai në një bisedë që kanë pasur mes tyre.

Bejko tha se tanimë PD duhet të ketë një revansh dhe të kthehet në parti alternativë për të ardhur në pushtet.



“Po. Me aq sa kam biseduar unë është ndjerë i vetëm. Qytetarët të cilët qëndruan në PD, ata nuk i bashkojnë cic-micet e vogla, por ata janë kundër Berishës  dhe janë për një parti realisht Demokratike.

Përtej të gjithave, stafi jonë ka një kredibilitet. Unë besoj se ne na bashkojnë më shumë gjëra se sa na ndajnë.

Të bashkohemi dhe të fillojë një revansh i PD, që të vijë në pushtet.

Tani mendoj që është vetëm koha ajo që po e pengon kohezionin në PD. Jam gati të bashkëpunoj me këdo. Madje edhe ata që janë te Berisha dhe e shohin se atje nuk ka perspektivë dhe duan të kthehen në PD.

Në fund është vota ajo që vendos brenda partisë, por ne duhet të sigurojmë edhe një proces zgjedhor të rregullt brenda nesh” tha Bejko.

Në lidhje të ardhmen e Berishës, ai tha se ish-kryeministri nuk u kthye në atë pjesë të PD për t’u tërhequr, as për qëllime politike, ai u kthye për qëllime personale dhe sipas Bejkos, atij nuk mund t’i kërkohet dorëheqje.

“Nuk  e di nëse do të dorëhiqet Berisha. Ai nuk u kthye ne atë pjesë  të PD për  t’u tërhequr, as për qëllime politike, ai u kthye për arsye personale.

Në këto kushte Berisha nuk tërhiqet. Ata duhet ta braktisin atë dhe të vini në PD zyrtare. Pjesa e partisë së Berishës nuk janë alternativë pushteti.

Ata kanë vota, por jo mjaftueshëm për të ardhur në pushtet, në vazhdim do të kenë akoma edhe më pak vota.

Dëmi më të madh do ta kenë demokratët që i shkojnë  nga mbrapa.

Mbështetësit e Berishës që mendojnë sadopak, duhet ta braktisin Berishën dhe të vijnë në PD” tha ai.

Sa i përket fuqisë aktuale të Berishës dhe a mund të lëvizë ajo fijet e PD, Bejko tha se po, Berisha ka fuqi, pasi ka para, ka premtime dhe ka numra më shumë se PD zyrtare.

Po ka fuqi. Ka me vete paranë, ka premtimet, ka më shumë numra se ne. Fakt që Berisha do të qeverisë në bashki që janë nga 50-70 mijë banorë. Ndërkohë Rama do të qeverisë në 1 milion e 800 mijë banorë.

Berisha ka mekanizma të joshjes. I thotë ajde dhe në zgjedhjet e ardhshme ju garantoj vendin e deputetit.

Ai ka edhe mbështetjen e qeverisë, pasi Rama do që Berisha dhe Meta të jenë aty” shtoi Bejko.

Pas dorëheqjes së Alibeajt, Berisha bëri thirrje për Bashkim, e për këtë Bejko thotë se ai gjithmonë do të bëjë këtë gjë. Ai tha nëse Bardhi dhe Tabaku luajnë këtë pistë, të jenë të bindur që me vete do të marrin vetëm, veten e tyre, pasi PD do të jetë aty.

Do ta bëjë gjithmonë këtë rol. Bardhi dhe Tabaku nëse luajnë këtë pistë të jenë të bindur që me vete do të marrin vetëm veten  e vet, sepse PD aty do jetë. Shpresën e demokratëve nuk mund ta vrasë askush” theksoi ai.

Sa i përket të ardhmes së PD, Bejko tha se ajo duhet hapet në dy dimensione, në atë vertikal dhe atë horizontal. Në lidhje me mundësinë që ai të kandidojë për kryetar partie, Bejko tha se nuk ke ka menduar ndonjëherë.

“Ne do mundohemi të bëjmë një garë të hapur. Të hapet PD në dimensionin vertikal dhe atë horizontal. Në dimensionin vertikal do të thotë ristrukturim i PD në të gjitha nivelet, që të kthehet besimi.

Dimesioni horizontal është bashkëpunimi me të gjithë demokratët e mundshëm. Ne duhet t’i prezantohemi shqiptarëve me duar të pastra.

Edhe emrat që kanë qenë më parë në PD, janë të mirëpritur sërish. Unë do të jem pjesë e këtij procesi, por nuk e kam menduar ndonjëherë të kandidoj për kryetar partie” përfundoi Bejko.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!