U kërcënua nga ultrasit e Milanit për një kor që këndoi, Dimarco kërkon falje publikisht

schedule11:55 - 19 Maj, 2023

schedule 11:55 - 19 Maj, 2023

Federico Dimarco, lojtari i Interit, ka marrë një kërcënim nga ultrasit e Milanit pranë shtëpisë së tij.

Të martën në mbrëmje, pas ndeshjes kundër Milanit, Dimarco mori mikrofonin në dorë dhe filloi të këndonte bashkë me tifozët një kor ngacmimi ndaj tifozëve kuqezi. Në fakt, ultrasit e dy skuadrave të Milanos kanë bërë një lloj pakti të përbashkët që kori në fjalë nuk do të këndohej më në shenjë ngacmimi ndaj atyre të Milanit.

Ky ishte i njëjti kor që Dimarco këndoi në Euroderbin e kthimit me megafon. Pas kësaj, ultrasit e Milanit kanë shpalosur një banderolë të madhe pranë shtëpisë të lojtarit zikaltër  me shkrimin “Dimarco mendo të luash,  ose do të bëjmë që të përtypësh gjuhën”.

Pas kësaj, Dimarco ka reaguar me një postim në Instagram duke u kërkuar falje tifozëve të Milanit.

“Të martën në mbrëmje pas ndeshjen e lashë veten të shkoj në një moment mendjelehtësie. Doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndjenë të ofenduar”, ka thënë Federico Dimarco./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!