Pas përcaktimit të finales së madhe të UEFA Champions League, mbrëmjen e sotme do të mësohen dhe finalistët e Europa League dhe Conference League, ku padyshim “sytë” e futbolldashësve do të bien mbi përballjet Sevilla-Juventus e Bayer Leverkusen-Roma, përballje që do të përcaktojnë finalen e madhë të Europa League që do të zhvillohet në Budapest.
Mirëpo, vetëm pak orë përpara ndeshjes së dytë gjysmë-finale, disa fjalë për mediat i tha dhe anësori i “bardhezinjve” të Juventus, Juan Cuadrado, i cili e konsideron finalen e madhe të Budapestit si një arritje të madhe për të dhe tifozët e “zonjës së vjetër”.
“Jemi në humor për ndeshjen, kemi ardhur këtu me vullnet dhe vendosmëri për të arritur një objektiv shumë të rëndësishëm për. Shpresojmë që arritja në finale do të ishte një arritje e madhe për ne dhe për tifozët tanë që e meritojnë.
Ne do të përpiqemi të japim 200 për qind për të gjithë tifozët tanë “bardhezi”. Duhet të përpiqemi të mos i lëmë kaq shumë driblime Sevillas dhe t’i heqim besimin. Do të na duhet të sulmojmë ndeshjen dhe të presim lart. Presioni? Duhet të jemi të qetë, e dimë se jemi një ekip i madh. Mendoj se do të luajmë një lojë të mirë”,- u shpreh Cuadrado vetëm pak orë përballë sfidës në “Ramon Sanchez Pizjuan”. /i.m /abcnews.al