Dashamir Shehi për ABC News: Zgjidhja e krizës, nga shqiptarët

schedule15:40 - 3 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 3 Shtator, 2019

Aleati i PD Dashamir Shehi i kundërvihet Bashës për listat e deputetëve që hartoi 2 vite më parë, duke përfshirë në to emra sipas tij joserioze dhe jopërfaqësues. Kreu i LZHK tha në një intervistë për ABC News se zgjidhja e krizës aktuale duhet të vijojë nga shqiptarët, jo nga ndërkombëtarët.

Vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të zgjidhur krizën politike përmes dekretimit të një date të re zgjedhjesh për kreun e LZHK, Dashamir Shehi ishte një përpjkje për t’i dhënë frymëmarrje klas politike në kushtet e një krize të thellë. Duke e vlerësuar si një datë të pamundur 13 tetorin për  të zhvilluar zgjedhjet, Shehi tregon se vendimin për të mos u regjistruar në KQZ e kishte në sinkron me Bashën.

Shehi kërkon që zgjidhja e krizës të vijë përmes një dialogu të brendshëm, duke mos kërkuar që të tregohemi të dobët përpara ndërkombëtarëve.

Parlamentin aktual e sheh grotesk, por për të shumë përgjegjësi ka edhe kreu i demokratëve Basha që përfshiu në lista njerëz jo seriozë dhe që nuk përfaqësojnë asgjë në rrafshin opozitar.

Kryedemokrati Basha do të takojë të enjten në selinë blu, aleatët e tij, menjëherë pas takimit që do të zhvillojë me zyrtarin e DASH, Kostelancik që do të jetë në Tiranë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!