Në më pak se 1 orë, “bavarezët” e Bayern Munich do të presin në “Allianz Arena”, kundërshtarët e Schalke në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Thomas Tuchel ka vendosur të përdorë formulën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur “helveti”, Yann Sommer. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Cancelo dhe Mazraoui, ndërsa qendrë mbulohet nga De Ligt dhe Pavard. Para mbrojtjes është vendosur Kimmich, ndërsa në krahët e mesfushës Coman e Sane. Titullar rikthehet Muller, ku bashkë me “fantazistin”, Jamal Musiala janë në ndihmesë të sulmuesit të vetëm, Serge Gnabry.
Në krahun tjetër, tekniku Thomas Reis i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Shëoloë e para tij Brunner, Van den Berg, Kaminski e Uronen. Para mbrojtjes janë Latzaz e Kral, ndërsa më të avancuar në mesfushës Karaman, Krauss e Bulter, ndërsa Frey është i vendosur në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: