Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë, ndër të tjera i ka përmendur votuesve të djathtë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri i cili në një deklaratë të tij për një mediat greke tha se do të helenizojë Himarën.
Rama se ai maskara i cili ka dalë me frymën e përçarjes s’ka lidhje fare me marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve. Kryeministri shtoi se çështjen e pronave e shkatërroi Berisha kur ishte në pushtet, ndërsa PS tanimë ka arritur ta fusë në rrugë të drejtë me mbështetjen e të gjithë.
Në lidhje me kërcënimet që po i bëhen emigrantëve shqiptarë që nga Himarë nga njerëz të Belerit, Rama tha se pas 14 Majit, ai do të merret personalisht me to.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Unë ju jap një këshillë, zgjedhësve të djathtë që nuk janë pjesë e kopesë në lëkurën e tyre e kanë vënë në dispozicion të likefloririt, por i them atyre që nuk kanë votën për të djathtën për të marrë një të mirë materiale, që përpara se të vendosin se çdo bëjnë më 14 maj të marrin fotografinë e një anëtari të familjes që kanë kaluar komunizmin. Në 14 maj kur të mbarojë votimi aleatët tanë nuk do shohin sa vota ka PS, por do të presin se sa shqiptarë nuk e kanë kuptuar akoma se çfarë po themi, që kjo hije që i ka hipur në qafë opozitës, nuk është në asnjë mënyrë, në asnjë formë, i pranueshëm.
Që këta janë të padenjë për miqtë për aleatët, se nuk ju hapet asnjë derë dhe të vetme dyer që ju hapen janë dyert e atyre familjeve që akoma vështirësi të ndahen prej tyre.
Nëse duan një provë këta, janë ku e kanë, e kanë në Himarë, shikoni ca ndodh në Himarë ku PS dhe PD në vitet 90, u bashkuan bashkë ndërkohë që në gjithë Shqipërinë ziheshin, në Himarë vajtën bashkë, për të rinjtë që nuk e dinë. Vajtën bashkë, çuan një kandidat të përbashkët, pari dhe i fundit kandidat i përbashkët, pse e bënë këtë, sepse doli dikush i cili krahasuar me këtë maskarain, ishte zotni burrë, por ama që u shfaq me farën e përçarjes, me farën e një historie shumë të keqe, dalë nga skutat më të errëta, që s’ka lidhje fare me marrëdhëniet tona. Popujt tanë, janë popuj vëllezër, ndërsa këta që nxjerrin kokën si minj nga gjiricat e historisë dhe shfaqen në territorin e Shqipërisë për t’i fryrë zjarrit, këta nuk ka lidhje fare me atë që janë marrëdhëniet tona, qoftë në territor. Si ka mundësi që të këtë mi, të dalë nga gjirazat e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy, e vë kandidat faqia e zezë e Shqipërisë.
Jo vetëm e vënë kandidat, por e mbështesin atë idiot me idenë e tij për të helenizuar Himarën.
E para punës, e them për të gjithë, çështjen e pronave në Himarë e bëri lesh e li faqa e zezë kur ishte në pushtet. Pronarë dolën ata që nuk e kishin parë ndonjëherë detin me sy. Çështja e pronave është rregulluar nga ne, falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë.
Tani po i them këtu, dy njerëzve që quhet Spiro Koka, dhe Napolon Cakalli që janë sekserë, që kërcënojnë shqiptarët, që mbas 14 Majit unë do të merren personalisht me ata të dy dhe i them të gjithë emigratëve që duan të votojnë në Himarë, jeni të lirë të vini dhe të votoni për kë të doni, por ama askush nuk duhet ta çojë nëpër mend që ka njeri që i prek atyre letrat e emigracionit, sepse avokati më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe PS dhe avokati më i madh i komunitetit shqiptar në Greqi jam unë dhe PS.
Fitorja e 14 Maj, do të jetë një fitore që nuk do ta harroni kurrë.r.t/abcnews.al