Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

schedule13:43 - 8 Maj, 2023

schedule 13:43 - 8 Maj, 2023

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas uniformave blu është arrestuar një 24 vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, gjithashtu një tjetër është arrestuar shtetasi F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.



Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!