Skivi bën deklaratën e fortë: Nuk flas me Ronela Hajatin prej një kohe të gjatë

schedule11:01 - 8 Maj, 2023

schedule 11:01 - 8 Maj, 2023

Të gjithë e kujtojnë këngën ‘Nela’, e cila edhe pse kanë kaluar shumë vite dëgjohet ende sot.

Mirëpo, duket se pas kësaj kënge gjërat kanë ndryshuar mes reperit Skivi dhe këngëtares Ronela Hajati.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Skivi ka treguar se po bën një kohë të gjatë që nuk është takuar me këngëtaren. Ai ka deklaruar se mes tyre ka një hatërmbetje, e cila lidhet me labelin BabaStars.

“Me Ronelën kam një kohë të gjatë pa e parë. Ishte një lloj hatërmbetje e Ronelës kundrejt grupit tonë si BabaStars në atë kohë se dhe Ronela ishte e inkuadruar në një farë mënyre dhe pastaj vazhdoj vetë dhe u zbehën kontaktet. Mbetëm pa u parë dhe shkoi shumë kohë e gjatë”, u shpreh Skivi./abcnews.al