VIDEO/ “Topçinjtë” nuk i ndahen City-t, Arsenal mund pastër “bardhezinjtë” e Newcastle në “St. James Park”

schedule19:33 - 7 Maj, 2023

schedule 19:33 - 7 Maj, 2023

“Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur një tjetër fitore me shumë vlerë drejt titullit kampion pasditen e sotme, teksa në “St. James Park” kanë mundur “bardhezinjtë” e Newcastle, me rezultatin e pastër 0 me 2.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për djemtë e teknikut Mikel Arteta. Golin e parë e gjeti kapiteni Martin Odegaard, i cili me një goditje potente nga jashtë zone mposhti portierin Nick Pope që në minutën e 14’-të të sfidës.

Me fillimin e pjesës së dytë të dy ekipet u hodhën në sulm për golin e dytë të sfidës, teksa në minutën e 71’-të, anësori i Arsenal, Gabriel Martinelli “çan” komplet krahun e majtë dhe lëshon një krosim të fortë drejt zonës, me topin që përplaset në këmbën e zviceranit Fabian Schar, duke shkaktuar kështu një autogol.

Me këtë fitore, “topçinjtë” e Arsenal ngjiten në kuotën e 81 pikëve, vetëm 1 më pak se “qytetarët” e Manchester City, me këta të fundit që kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Në krahun tjetër, Newcastle mbetet po në vendin e 3-të me 65 pikë dhe është sërish në zonën “Champions”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Martin Odegaard, 0-1:

Autogoli i Fabian Schar, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!