Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka shumë rryma, duhet hetim”/ Bejko: Protesta nuk e pengon integrimin, por dhuna duhet shmangur

schedule23:57 - 22 Tetor, 2026

schedule 23:57 - 22 Tetor, 2026

Analisti Roland Bejko, foli në “Ora e Fundit” në ABC News, për zhvillimet e protestës në Shqipëri, duke u ndalur te roli i Lëvizjes Bashkë dhe nevoja për të verifikuar informacionet e publikuara në mediat e huaja..

Bejko u shpreh se protesta nuk mund t’i atribuohet tërësisht Arlind Qorit, ndërsa vlerësoi se dy artikujt e publikuar mund të shërbejnë si indicie për Prokurorinë shqiptare për të hetuar dhe zbardhur situatën.

Duke folur për protestën, analisti theksoi se brenda saj ka shumë rryma dhe se nuk ndan qëndrimin e atyre që mendojnë se protesta pengon integrimin europian të Shqipërisë.



Sipas tij, protesta nuk duhet të shoqërohet me dhunë, por ajo pasqyron edhe një shoqëri që ka arritur të reflektojë dhe të edukohet.

“Në rastin e Shqipërisë, nuk mendoj që protesta në Shqipëri është tërësisht e Arlind Qorit…Kam përshtypjen që ndoshta përbën një indicie për Prokurorinë shqiptare këto dy artikuj. Mendoj që duhet të jetë një hetim dhe i prokurorisë shqiptarë dhe ndoshta na zbardh edhe situatat se si duhet të jetë. Lidhur me protestën doja të thoja që ka shumë rryma , dhe nuk bëj pjesë tek kontigjenti pesimist që thonë se kjo protestën e pengon integrimin. Nuk e pengon. Edhe pse nuk duhet të jetë e dhunshme, por unë shoh një shoqëri që ka arritur të reflektojë të edukojë. Këta të rinj janë edukuar me teknologjinë e re janë kudo në të njëjtën kohë, si për mirë dhe për keq”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!